Ish-CEO i Twitter-it thotë se Elon Musk është “zgjidhja e vetme” për kompaninë

schedule11:36 - 26 Prill, 2022

schedule 11:36 - 26 Prill, 2022

Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey ka miratuar marrëveshjen e Elon Musk për të blerë kompaninë e mediave sociale për 44 miliardë dollarë. Duke reaguar ndaj lajmeve për marrëveshjen e blerjes së Twitter, Dorsey postoi këngën “Everything In Its Right Place” duke thënë se Musk është “zgjidhja unike që besoj”.

Dorsey, i cili ka qenë prej kohësh një mbështetës i miliarderit tha: “Unë i besoj misionit të tij për të zgjeruar dritën e ndërgjegjes”. Dorsey dha dorëheqjen si CEO i Tëitter vitin e kaluar dhe që atëherë e ka kthyer vëmendjen në menaxhimin e kompanisë së pagesave Block, e njohur më parë si Square.

Të hënën, menaxhmenti i Twitter pranoi ofertën e Musk për të blerë kompaninë. Ndërsa Musk dhe mbështetësit e tij e shohin marrjen e kompanisë si një kthim në shprehjen e lirë në internet, kritikët janë të shqetësuar se do t’i japë njeriut më të pasur në botë shumë ndikim mbi diskursin online. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!