Burgu i Reçit s’gjen qetësi, nga greva e të dënuarve te arrestimet e punonjësve dhe drejtorëve

schedule08:40 - 26 Prill, 2022

schedule 08:40 - 26 Prill, 2022

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar mbrëmjen e djeshme drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën. Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Pritet që pas arrestimit të tij të zbardhen edhe detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi Zikën.

Arrestimi i Zikës vjen pas disa ngjarjeve të ndodhura më parë në këtë burg, që në kohën kur drejtohej nga Maliq Meta. Meta është shkarkuar nga posti i drejtorit të Burgut të Reçit në Shkodër, më 12 janar të këtij viti.

Bashkë me të edhe Robert Bundo Shefi i policisë në këtë institucion dhe polici Gëzim Qoshku. Pezullimi i tyre nga puna erdhi pas akuzave se falsifikuan raportin për një konflikt fizik brenda burgut.

Lexo edhe: Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Sipas njoftimit të bërë atëherë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve urdhrin për ekzekutimin e vendimit për pezullim e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi nga hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për të lehtësuar të dënuarit autorë të një sherri. Hetimi ka nisur para disa muaj nga SHKB dhe është arritur në konkluzionin se dokumenti ka qenë i falsifikuar.

Në tetor të 2020 të burgosurit në burgun e Reçit, kanë zhvilluar për ditë me radhë greva urie. Revolta e tyre nisi për shkak të moslejimit të familjarëve dhe pezullimit të lejeve të posaçme që jepen për të burgosurit.

Që atëherë ata kishin renditur disa kërkesa. “Largimin e drejtorit të burgut; Uljen e tarifave të telefonit fiks; Të mos dënohen për mbajtjen e celularëve, por ato që i fusin në burg; Të shtohen takimet me familjarët”

Gjatë atyre ditëve u pezulluan dhe arrestuan dy specialistë-psikologë në burgun e Reçit të akuzuar se merrnin para në këmbim të disa shërbimeve në burg. Bëhej fjalë për Arnaldo Hoxhën dhe Mario Laloshin.

/abcnews.al