Rudiger do të largohet nga Chelsea dhe ai tashmë ka arritur një marrëveshje me Real Madrid.
Mbrojtësi gjerman do të largohet në fund të sezonit nga Londra për të kaluar te “Los Blancos”. Tashmë Chelsea është në kërkim të një zëvendësuesi dhe sytë janë hedhur në Itali. Ekipi anglez synon transferimin e Matthijs de Ligt për të përforcuar mbrojtjen e tyre përpara sezonit të ardhshëm.
Sipas “The Sun”, “Blutë” kanë filluar kontaktet e para me holandezin, ku Juventus duket i gatshëm ta lërë të largohet për një shifër të konsiderueshme./h.ll/abcnews.al