Manchester City po punon fort për të bërë të tijin Erling Haaland, që sezonin e ri të jetë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.
Drejtuesit e citizenëve që të blejnë sulmuesin norvegjez, duhet të shesin lojtarë dhe nja kjo situatë, ai që mund t’a “pësojë” i pari është Riyad Mahrez.
Futbollisti algjerian me shumë gjasa do të jetë nga të parët që do t’i japë “lamtumirën” “Qytetarëve”.
Sipas “Fichajes” për shërbimet e Mahrez janë të interesuara 3 skuadra “big”. Barcelona, Juventus dhe PSG kërkojnë që gjatë merkatës së verës të bëjnë të tyrin futbollistin e Cityt.
Mbetet të presim deri në fund të këtij sezoni për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Mahrezit, pasi me siguri edhe skuadra të tjera do të hynë në garë për shërbimet e tij, pasi lojtari me Manchester United ka treguar cilësi dhe kualitet, duke u shndërruar në një lojtarë të rëndësishëm në skuadrën angleze. /f.a/abcnews.al