Fation Hoxha ka rrëfyer edhe njëherë për mediat detajet e krimit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku babai i tij, Xhevahir Hoxha i masakroi me sfurkë bashkëjetuesin e tij, Merushe Hoxhën.
Fationi tregoi se kur u kthye në shtëpi e gjeti 30-vjeçaren me shenja jete, por Merushja nuk arriti të mbijetojë. I riu zbuloi se Merushja ka tentuar të mbrohet kur është sulmuar nga babai i tij, por nuk ia ka dalë.
Fationi Hoxha rrëfeu se Xhevahiri e ka goditur 30-vjeçaren në dhomën e gjumit me më pas e ka tërhequr dhe e ka lënë në korridor. Ai tha se kur pa të atin të largohej pas krimit të rëndë, e dinte që do varej, por nuk shkoi pas tij pasi për të rëndësi kishte që Merushja të ishte gjallë.
“Vajta e kapa menjëherë, ishte gjallë. Dyert ishin të shqyera, gjaku. E ka goditur në dhomë, e ka tërhequr e ka lënë këtu. Mbrapa derës gjeta shumë gjak. Ka qenë dera e mbyllur, ka tentuar ta mbajë. E ka goditur që kur ka hapur derën. Ajo qëndronte kyçur brenda. E ka shqyer me forcë. Dera e madhe ishte e shqyer. Unë po vija, ai po ikte me vrap tek ullinjtë për tu varur. E dija që do varej. Thashë “O zot ta gjej gjallë, ta shpëtoj”,”- rrëfeu Fation Hoxha./BW