Kina duket se po përballet me një tjetër valë të shpërthimit të Covid 19. Frika për një bllokim të mundshëm ka bërë që në Pekin qytetarët të rrisin blerjet në supermarkete, duke krijuar radhë të gjata.
Radhë ka gjithashtu edhe përpara qendrave të përkohshme për testime masive të vendosura një ditë më parë nga autoritetet qendrat shëndetësore të përqendruara në Chaoyang, rrethi qendror i kryeqytetit kinez.
Ndërkohë mediat bëjnë me dije se Shangai në ditën që raportoi se ishte i bllokuar, njoftoi se kishte regjistruar 51 vdekje të reja, Pekini përditësoi numrin e infektimit me 14 raste të tjera, duke e çuar totalin në 55 në numër nga 22 Prilli, duke u përgatitur për më të keqen pas se për një javë “virusi i shpëtoi zbulimit”./abcnews.al