Zguro me lot në sy: Keqardhje, nuk ishte Skënderbeu për këtë vend!

schedule09:46 - 25 Prill, 2022

schedule 09:46 - 25 Prill, 2022

Skënderbeu është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Humbje e djeshme kundër Egnatias në Korçë e bën misionin shpëtim gati të pamundur. Edhe vetë futbollistët tashmë duken të dorëzuar, madje edhe kapiteni Vangjel Zguro.

Pogradecari në rrjetet sociale shkruan: “Më vjen shumë keq që shkoj kështu. Nuk ishim ekip për të ardhur deri këtu, këtë e them me bindje, por kishte shumë faktorë që ndikuan. Gjithsesi jeta vazhdon! Më vjen keq për veten, për shokët e ekipit që kanë bërë të pamundurën, me aq mundësi sa kanë pasur.

Më vjen keq për tifozët korçar, tifozë të mrekullueshëm. Në këto momente që po shkruaj jam me lot në sy, por s’kemi çfarë bëjmë. Në ditë të vështira dhe në kohë të vështira duhet të dimë si të ngrihemi. Unë e di që një ditë Skënderbeu i madh do rikthehet përsëri.

Njoha shumë miq në Korçë, të cilët do i kem gjithë jetën mirënjohës për të gjithë, nga i pari tek i fundit. Ju kërkoj falje nëse kam gabuar diku. Krenar që isha lojtar i Skënderbeut në këto 2 vite. Respekte për të gjithë trajnerët që kam punuar. Respekte për presidentin dhe respekte për gjithë tifozët korçar. Gjithmonë do jeni në zemrën time. Respekte nga Vangjel Zguro”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!