Partizani mori barazimin e dytë rresht, teksa këtë herë nuk mundi të mposhte Vllazninë me sfidën që u mbyll 0-0 në “Loro Boriçi”.
Trajneri Dritan Mehmeti u shpreh se priste fitoren për të qenë më afër objektivit Europë, por gjithashtu theksoi se në këtë takim problem ishte finalizimi
“Ka munguar saktësia para portës, edhe pse kemi shkuar në shumë situata te zona e 16 metrave. Edhe në ndeshjet e mëparshme ka ndodhur kjo. Europa është objektiv shumë i rëndësishëm, aspekti psikofizik ndikon shumë, ka tension brenda ekuilibrit të lojtarëve në realizimin e golave. Është edhe çështje personaliteti duhet të kesh guxim për këto situata. Dua t’i përgëzoj lojtarët për çfarë kanë dhënë sot, pas asaj ndeshjeje me Skënderbeun u ngritëm psikologjikisht.”
Mungesa e finalizimit: “Sa i përket Skukës, nuk është zgjidhja për të shkuar të goli vetëm me këtë sulmues. Mala dhe Junior harxhojnë shumë energji për të mbërritur te porta kundërshtare dhe është humbja e qetësisë që ndikon në zgjidhjen e situatave. Murataj, me pak kujdes mund të kishte finalizuar më mirë.”
Barazimi jep shpresë: “Mendoj se erdhëm për të fituar dhe ky barazim nuk na jep atë qetësi, sepse në këto ndeshje nuk ka qetësi. Megjithatë është shumë e rëndësishme që kundërshtari nuk realizoi e mori një pikë. Barazimi megjithatë mban shpresën lart. Problemi nuk është pasi i fundit, por te finalizimi, siç e thashë edhe në rastin e Muratajt.” /f.a/abcnews.al