Autori i grabitjes së 100 mijë lekëve në një pikë Postare në Kamzë, Elis Suçi do të qendrojë pas hekurave pas vendimit të sotëm të gjykatës, e cila dha masën e sigurisë “burg pa afat” për 30-vjeçarin që dyshohet se është autor edhe i disa veprave të tjera penale, përfshi vrasjet me pagesë.
Para oficerëve të policisë gjyqësore dhe provave të pakundërshtueshme, Suçi pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë për fëmijën e mitur sepse nuk kishte të ardhura të tjera. Megjithatë, policia dyshon se Suçi është një kriminel serial dhe se ka kryer edhe krime të tjera të ngjashme.
Më herët, ai qëlloi me armë ndaj policisë teksa ata po shkonin për ta arrestuar. Ngjarja ndodhi pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamzë më datë 3 mars kur Suçi nxorri armën duke qëlluar disa herë ndaj forcave të rendit.
Ai dyshohet të jetë “ushtari” i një grupi kriminal në Tiranë dhe të ketë kryer disa porosi të tyret, siç janë edhe vrasjet me pagesë. /abcnews.al