Kukësi do të inaugurojë stadiumin e ri sot në ndeshjen kundër Laçit, që luhet prej orës 20:00. Verilindorët kthehen në shtëpi pas gati tre vitesh dhe “Kukës Arena” është një investim i FSHF dhe qeverisë shqiptare.
Kreu i futbollit në vend, Armand Duka, për këtë ngjarje në rrjetet sociale shkruan: “Stadiumi i ri i Kukësit hap dyert sot! Të dashur miq, mbrëmjen e sotme përmbyllim një tjetër investim strategjik për futbollin shqiptar.
‘Kukës Arena’, një investim i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inaugurohet sot në mbrëmje me ndeshjen e Abissnet Superiore, Kukësi-Laçi.
Ndihem shumë i lumtur teksa shikoj që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik po shtojmë vepra të tilla që na afrojmë gjithmonë e më shumë te standardet e larta që kemi vendosur. Ta gëzoj futbolli shqiptar dhe qyteti i Kukësit me tifozët e tij të mrekullueshëm”. / abcnews.al