SHBA do të organizojë bisedime të mbrojtjes në Gjermani. Ushtria amerikane pret që më shumë se 20 vende të marrin pjesë në bisedimet javën e ardhshme, të cilat do të përfshijnë diskutime mbi nevojat afatgjata të mbrojtjes të Ukrainës.
Rreth 40 vende u ftuan të marrin pjesë në bisedimet të martën më 26 prill, në të njëjtën ditë kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, thotë se ato nuk po organizohen nën ombrellën e aleancës së NATO-s dhe do të jenë të hapura për vendet jo anëtare të NATO-s.
“SHBA nuk po hyn në këto bisedime me një grup përfundimesh të përgatitura paraprakisht”, shtoi ai. /abcnews.al