Moderatorja i harron emrin, gazetari e ironizon: E ke nga mosha

schedule22:05 - 22 Prill, 2022

schedule 22:05 - 22 Prill, 2022

Një moment i pakëndshëm ndodhi mes dy moderatorëve Fjodora Fjora dhe Ronaldo Sharkës. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e Fjodorës, ku e pyet nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuar që, sipas saj, përcjellin antivlera.

Në një moment të caktuar, moderatorja i harron emrin, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga Ronaldo. Ndërsa Fjodora i kërkon ndjesë, gazetari që duket i acaruar, ia kthen duke thënë se “nuk ka problem, mosha bën të veten”.

Pjesë nga debati:

Fjodora: Tani vazhdoni ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Kush është ky Ronaldo Sharka. Çfarë përfaqëson ky?

Ronaldo: Ronaldo jam unë. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi nuk ja u harroj emrat, por gjithsesi.

Fjodora: E pra se na habite tani thashë se po flasim për një njeri që e ke pasur të ftuar në emision. Më bëtë lëmsh tani me këtë gjë. Të kërkoj shumë ndjesë.
Ronaldo: Nuk ka problem, mosha bën të veten. /abcnews.al