Prej dy muajsh tashmë lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është kthyer në një shqetësim botëror për jetët e humbura nga bombardimet.
Së fundmi një prezantuese japoneze është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të prekjes që ajo kishte në momentin që raportonte për masakrën e kryer në Bucha.
Videoja e prezantueses japoneze e cila nuk përmbahet dhe kontrolloj emocionet kur fliste për lajmin sesi presidenti rus Vladimir Putin ka nderuar me medalje ushtarët rusë që kryen masakra mbi civilët ukrainas në qytetin Bucha.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë përshëndetur reagimin e gazetares japoneze. Ata vlerësuan se ishte thjesht një reagim human kundër krimit.
Japanese TV presenter begins crying when reporting that Putin gave awards to those responsible for atrocities in Bucha.
Japan and Russia are at opposite ends of the civilizational scale. pic.twitter.com/BM5eecZMLW
— Expat in Kyiv (@expatua) April 21, 2022
Ndërkohë ukrainasit akuzojnë rusët në Bucha por edhe në qytetet tjera së kanë kryer gjenocid, derisa rusët tentojnë ta hedhin poshtë këtë akuzë pavarësisht se tashmë është dokumentuar me shumë kufoma të civilëve ukrainas. /abcnews.al