Nuk do të hyjmë në zgjedhjet lokale nëse nuk anulohet ndërtimi i HEC-it mbi përroin e Rehovës. Kështu kanë deklaruar disa banorë të Kolonjës të cilët kundërshtojnë këtë projekt.
Banorët e Kolonjës, thonë se ndërtimi i HEC-it do të shkaktojë devijimin e një sasie të madhe të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje.
Kompania private ka marrë në maj të vitit 2017 një miratim paraprak prej Ministrisë së Energjitikës për vazhdimin e procedurave për HEC Kolonja me kapacitet 700 kw. /abcnews.al