Banka Botërore: 60 miliardë dollarë dëme në Ukrainë që prej fillimit të luftës

schedule22:24 - 21 Prill, 2022

schedule 22:24 - 21 Prill, 2022

Dëmet nga pushtimi rus i Ukrainës arrijnë afërsisht 60 miliardë dollarë. Ky është vlerësimi që Banka Botërore i ka bërë dëmeve të ndërtesave dhe infrastrukturës në Ukrainë, që janë shkaktuar nga bombardimet rude që prej fillimit të luftës, 24 shkurt.

Megjithatë zyrtarët e Bankës Botërore theksojnë se shkalla e dëmit mbetet e paqartë në disa zona, si Mariupoli i bombarduar rëndë, ku mendohet se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar.

Lexo edhe:Thirrja e Zelenskyt: Na duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet nga lufta

“Sigurisht që lufta është ende në vazhdim, kështu që këto kosto po rriten,” tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në forumin virtual të Bankës Botërore se Ukrainës do t’i duheshin 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga lufta./abcnews.al/