Thirrja e Zelenskyt: Na duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të rikuperuar humbjet ekonomike

schedule22:02 - 21 Prill, 2022

schedule 22:02 - 21 Prill, 2022

Me shkatërrimin kolosal të infrastrukturës dhe ndërtesave në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj për të rikuperuar humbjet financiare të shkaktuara nga pushtimi rus.

Gjatë fjalimit virtual në forumin e Bankës Botërore, Zelensky theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të përjashtojë menjëherë Rusinë nga organizatat ekonomike ndërkombëtare.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të ndërpresin lidhjet me Moskën, shkruan BBC.

Lexo edhe:Zyrtari ukrainas: Rusia pushtoi sot 42 fshatra në lindje të vendit

Presidenti ukrainas tha se bllokimi i porteve në Detin e Zi nga rusët po pengon eksportet ukrainase, duke ndikuar kështu në sigurinë globale të ushqimit.

Për më tepër, kryeministri i Ukrainës Denis Smihal tha se PBB-ja e vendit mund të bjerë me më shumë se 50% këtë vit, duke thënë se pas luftës vendit do t’i duhet një plan rimëkëmbjeje i ngjashëm me Planin Marshall të zbatuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Sa i përket prodhimit bujqësor, ai tha se 80% e tokës së kultivuar vitin e kaluar pritet të kultivohet këtë vit.

Biden njoftoi 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake

Stafi i presidentit amerikan ka njoftuar pasditen e sotme  një ndihmë të madhe ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Kievin.

Paketa e mbështetjes ushtarake përfshin dhjetëra predha, municione, mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe municione.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan njoftoi një paketë shtesë financiare prej 500 milionë dollarësh./abcnews.al/