Atentati me dron, si u tentua të shpërqendrohej policia? Artan Hoxha: Autorët i vendosën tritol policit

schedule13:43 - 21 Prill, 2022

schedule 13:43 - 21 Prill, 2022

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në studion e ABC Live pamje ekskluzive se si u tentua t’i bëhej atentat me dron Aleks Dedës në Lezhë. Ky i fundit u ka shpëtuar disa atentateve më parë, ndërsa së fundmi i është dhënë mbrojtje nga SPAK.

Hoxha shpjegoi se si atentatin me dron u tentua të shpërqëndrohej policia. Rreth 1.2 km larg banesës së Aleks Dedës, autorët hodhën një sasi tritoli pranë banesës së një efektivi policie. Me këtë akt, sipas Hoxhës u tentua që policia të përqëndrohej atje në mënyrë që ata të sulmonin me qetësi Aleks Dedën.

Lexo edhe: Artan Hoxha publikon pamjet ekskluzive të atentatit me dron në Lezhë: Si po tentohet të eliminohet Aleks Deda

Megjithatë policët kanë mundur të dëgjojnë dronin tek banesa e Aleks Dedës.

“Ka vendos kamera banese dhe këto kamera e kanë kapur dronin. Një nga rastet me dron është tentuar që të sajohet një ngjarje tjetër rreth 1200 metra larg banesës së tij. Një ngjarej u hodh molotov tek banesa e policit. Dhe të kishte policia atje dhe të ngelej zbuluar banesa e Aleks Dedës. Në të njëjtën kohë është parë droni. Dhe kjo është një ngjarje që ka ndodhur në arratisjen e burgut të Drenovës. Është një metodë. Për të shpërqendruar. Fakti që kemi vrasës që përdorin teknlologji. Në një rast ka pasur një dron që përdoret shpesh dhe e kanë përdorur për studiuar banesën fillimisht. Policia ka dëgjuar zhurmën. Natën e kanë dëgjuar. Ndërkohë droni më pas ka qenë më i madh. Me dron është dërguar edhe një kallëp tritoli në një biznes. Janë në përdorim të personave që mund ti komandojë.” tha Hoxha. /abcnews.al/