Ish-kryeministri Sali Berisha fajësoi Lindita Nikollën për incidentin e tij me Enkelejd Alibeajn. “Ishte fyes gjesti juaj zoti Berisha”, iu drejtua kryeparlamentarja.
Ndërsa, Berisha tha se fyes ishte gjesti i saj, pasi ai kërkoi fjalën për replikë dhe duhet të fliste i pari. Sipas tij kjo solli edhe incidentin me Alibeajn, duke bërë përgjegjëse Nikollën. Berisha tha se nëse vazhdon me këtë sjellje do të marrë përgjigjen e merituar.
Lexo edhe: “Me të vdekurin në krye, ndërpresim marrëdhëniet me PD,” Berisha: Rama ka frikën e tmerrin nga unë
“Fyes ishte ajo që bëni ju. Unë kërkova fjalën për replikë. Rregullorja njeh replikën përpara. Është hera e dytë që vazhdon fyerje, por po vazhdove në këtë mënyrë do të marrësh përgjigjet më të merituara”, tha Berisha. g.v/abcnews.al


