Zbardhen detajet, si u plagos i riu në Shkodër? Autori bëri sherr me të, më pas e qëlloi me armë

schedule10:31 - 21 Prill, 2022

schedule 10:31 - 21 Prill, 2022

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj. Burime për ABC bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Elfat Salihin 31-vjeç banues në Shkodër.

Elfat Salihi është plagosur me 6 dhjetor 2016 në lagjen Ahmet Haxhia në vendin e quajtur “Udha kryq”.

26 vjeçari i cili është shpallur në kërkim policor njihet si person problematik me precedent të mëparshëm kriminal, ku për shkak të konflikteve të ndryshme është ndaluar disa herë nga policia.

Mësohet se policia dhe grupi hetimor në bazë të provave të grumbulluara dhe dëshmive të marra, rezulton se dy të rinjtë kanë qenë së bashku me njëri tjetrin dhe pas një debati që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Elfat Salihi ka qëlluar ndaj 28 vjeçarit Edis Reçaj.

Në dëshminë e tij Reçaj është shprehur se një person me kapuç i ka ardhur nga pas dhe e ka qëlluar në këmbë. Dëshmi kjo që nuk ka bindur grupin hetimor. Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim policor Elfat Salihin dhe po punohet për kapjen e tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!