Manastirliu në Vlorë: Rritje page për mbi 18 mijë mjekë dhe infermierë

schedule16:45 - 5 Prill, 2019

schedule 16:45 - 5 Prill, 2019

Qeveria ka investuar 1 milion euro për të transformuar Poliklinikën e Vlorës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet dhe foli për rritjen e pagave te mjekeve dhe infermiereve.

“Që nga data 1 Prill ka nisur rritja e pagave me 7% për 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë”, tha ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu lajmin e dha nga Vlora ku kishte shkuar per te inspektuar investimin prej 1 milion euro qe qeveria po kryen ne poliklinikën e qytetit.

“Ky është një model i transformimit të qendrave të specializuara që i shërben jo vetëm qytetarëve të Vlorës por edhe turistëve të shumtë. Garanton edhe shërbimin e urgjencës mjekësore, përveç 17 shërbimeve të specializuara që do të ofrojë”.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe në spitalin e Vlorës ku sapo janë punësuar 12 mjeke specialiste dhe janë shtuar tre autoambulanca moderne./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!