Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla është pyetur së fundmi nëse do të merrte pjesë në “Big Brother VIP”.
Ajo u shpreh se kishte synime të tjera. Ndërsa theksoi se nuk do të dashurohej brenda “Big Brother VIP”.
“Nuk jam shumë tip, kam të tjera synime që dua të bëj. Absolutisht është format që të jep shumë shtysë në gjërat që do të bësh jashtë në moment që del. Prandaj them nuk e di, por në këtë moment e kam të vështirë të shkëputem në çdo gjë që jam duke bërë. Jo, nuk do të dashurohesha, me kë (qesh)”, tha moderatorja në “Natën me Aulonën”./abcnews.al