Dy ditë nga grabitja e postës në Kamëz, është arrestuar grabitësi Elis Suçi. Suçi sërish i ka drejtuar armën forcave të policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij, njësoj si në datën 3 mars kur u tentua arrestimi i tij. Burime nga policia bëjnë me dije për Abc se ai iu ka kërkuar forcave të Operacionales dhe RENEA-s të largohen, pavarësisht se arma nuk i është gjetur me fishek në gojë. 30-vjeçari është neutralizuar vetëm me ndërhyrjen nga pas të një efektivi civil, i cila ka mundur ta shtrij në tokë dhe t’i marrë pistoletën. Në deklarimet e tij para hetuesve ai është shprehur se nuk kishte ndërmend që të dorëzohej.
30 vjeçari u arrestua sot nga policia e Kamzës. Dy ditë më parë ai grabiti 100 mijë lekë të reja në filialin e Postës Shqiptare. Suçi është kapur pranë zonës së Medresesë në Tiranë, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë lekë të reja, një celular si dhe arma e zjarrit me të cilën ai kryente grabitjet. Elis Suçi është një emër i njohur për policinë. Ai akuzohet edhe për grabitje të tjera, ndërsa në mars të këtij viti qëlloi me armë ndaj policisë së Kamzës pas një aksioni për kapjen e tij.
Një ditë më parë, në pranga u vu edhe bashkëpunëtori i tij në grabitje, 20 vjeçari Algert Kurti.
/abcnews.al