Të shtunën ora 20:00 në “Kukës Arena” do të jetë e gjitha vëmendja e tifozëve dhe për kuksianët do të jetë një festë e vërtetë, pasi skuadra e tyre do të kthehet të luajë në Kukës pas më shumë se 3 vitesh “shtegtim”.
Stadiumi “Kukës Arena” do të presë derbin e veriut, pasi verilindorët do të përballen me Laçin, takim i vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit shqiptarë.
Për këtë takim në të cilën do të inaugurohet edhe “Kukës Arena”, drejtuesit e verilindorëve kanë menduar ta kthejnë në një festë të vërtetë, pasi kjo sfidë do të paraprihet nga një koncert festim që do të nisë në orën 19:00.
Ndërkohë presidenca e klubit ka menduar të surprizojë të gjithë tifozët, pasi ka vendosur të hapë dyert e stadiumit, ku hyrja do të jetë falas.
/f.a/abcnews.al