Si mund të fitojnë bandat e Putinit në lindje? Eksperti ushtarak: Forcat ruse kanë avantazh në Donbas

schedule10:55 - 20 Prill, 2022

schedule 10:55 - 20 Prill, 2022

Nga Justin Bronk, Daily Mail

Rusia ka tre avantazhe kryesore ndaj Ukrainës pas nisjes së fazës së dytë të pushtimit në rajonin e Donbasit, duke përfshirë armët e rënda dhe artilerinë më të përshtatshme për terrenin, sipas një eksperti ushtarak.

Justin Bronk, një studiues në Institutin Mbretëror të Londrës, tha se forcat ukrainase do të kenë një avantazh kundër forcave ruse kryesisht në qytete, veçanërisht nëse tentojnë kundërsulmet. Ai shtoi se forcat e Vladimir Putin mund të kenë gjithashtu një avantazh në kontrollin e hapësirës ajrore.

Avantazhi i tretë për forcat ruse në Donbas është koordinimi më i mirë dhe logjistika në krahashim me javët e para të luftës. Bronk shtoi se një nga pikëpyetjet kryesore tani është nëse forcat ruse janë të mjaftueshme për të marrë në kontroll pikat kryesore të Ukrainës.

Përveç kësaj, është e nevojshme të dimë nëse forcat e Ukrainës do të vazhdojnë të pajisen me artileri dhe armë të rënda dhe municione, dhe nëse koordinimi taktik dhe operacional rus do të përmirësohet, raporton abcnews.al.

Duke shpjeguar se si rezultati i ofensivës së Donbasit është vendimtar për të gjithë luftën, këtu është analiza Bronk:

 

Forcat ruse kanë sulmuar  gjithashtu edhe qytetin Severodonetsk, dhe Popasna. Ndërsa në jug, forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të shkatërruar forcat e mbetura ukrainase që po mbrojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Zyrtarët ukrainas dhe rusë kanë deklaruar se faza tjetër kritike e luftës është duke u zhvilluar. Rusia ka disa avantazhe të mëdha në Donbas, të cilat ka të ngjarë të kontribuojnë që njësitë e saj të kenë një performancë shumë më të mirë sesa gjatë sulmeve katastrofike kundër Kievit, Chernihiv, Sumy dhe Kharkiv në veri dhe Mykolaiv në jugperëndim gjatë fazës së parë të pushtimit.

E para prej tyre është terreni. Ndërsa terreni në veri të Ukrainës është kryesisht me pyje dhe qytete, Donbas ka hapësira shumë më të mëdha të hapura. Ushtria ukrainase ka një numër të madh të njësive të këmbësorisë rezerviste dhe vullnetare të pajisura me raketa antitank tdhe sisteme të mbrojtjes ajrore (MANPADS).

Në të kundërt, forcat tokësore ruse kanë shfaqur taktika dukshëm të dobëta të këmbësorisë por ka ende shumë më shumë tanke dhe mjete të blinduara sesa Ukraina. Forcat ukrainase do të kenë avantazh kur të mbrojnë qytetet por do të jenë në disavantazh në fshat – veçanërisht nëse tentojnë kundërsulme.

Një arsye për këtë është moti, pasi shirat e dendur mund të vështirësojnë kalimin e automjeteve, për shkak të baltës. Avantazhi i dytë i mundshëm rus është kontrolli i hapësirë ajrore. Pavarësisht suksesit të tyre në vazhdimin e kontestimit të hapësirës ajrore të saj mbi pjesën më të madhe të vendit, sistemet e raketave tokë-ajër të Ukrainës (SAM) janë dëmtuar vazhdimisht gjatë luftimeve në Lindje që nga fillimi i pushtimit.

Për më tepër, sulmet e vazhdueshme me raketa kundër bazave ajrore ukrainase dhe patrullimet e rregullta luftarake në hapësirës ajrore ruse dhe bjelloruse kanë dobësuar aftësinë e Forcave Ajrore të Ukrainës për të kryer operacione në shkallë të gjerë në Donbas ose rreth Mariupol.

Prandaj, do të jetë më e vështirë për Ukrainën të kryejë sulme ajrore në Donbas. Në Donbas, forcat ruse po udhëhiqen tani nga komandanti i Qarkut Ushtarak Jugor dhe janë përqendruar vetëm në disa akse kryesore të avancimit.

Prandaj, ato ka të ngjarë të jenë më të koordinuara dhe kapaciteti logjistik rus mund të përqendrohet aty ku është më shumë e nevojshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!