VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 1 person i plagosur në spital

schedule21:54 - 19 Prill, 2022

schedule 21:54 - 19 Prill, 2022

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në  në lagjen ”Perash” në Shkodër.

Abcnews.al mëson se në spital është paraqitur një i ri i plagosur në këmbë.

 I plagosuri është Edis Reçi 28 vjeç banues në lagjen Partizani.

I plagosuri është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë në gjurin e djathtë, e shkaktuar nga armë zjarri.

Ka qenë urgjenca e Shkodrës që ka njoftuar policinë.

Ndërsa mësohet së një person èshtë shoqëruar  në cilësinë e dëshmitarit.

Nga të dhënat mësohet se rreth orës 21: 45 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen Perash të Shkodrës në afërsi të Sheshit Isa Boletini. Policia po heton rreth ngjarjes. Pritet dëshmia e të plagosurit rreth kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!