Njihuni me policinë e re që do të ruajë objektet dhe personat

schedule18:30 - 4 Prill, 2019

schedule 18:30 - 4 Prill, 2019

Qeveria ka vendosur të krijojë policinë e re që do të mbrojë objektet dhe personat. Kjo strukturë është në varësi të të Ministrisë së Brendshme dhe është emërtuar “Illyrian Guard”. 

 

Policitë private kanë një konkurrent të fortë prej kësaj të enjteje. Është Këshilli i Ministrave që ka vendosur Krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a., me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

Kapitali fillestar për krijimin e kësaj shoqërie në varësi të Ministrisë së Brendshme do të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë që do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Shërbimet me pagesë ofrohen kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike. Për t’iu drejtuar policive private duket se Shansi i vetëm do të jetë nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar./abcnews.al