4 persona janë arrestuar në Lushnje në një makinë tip Benz ku janë gjetur dhe doza të vogla kokaine.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Karbunara”, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karbunara”. Gjatë këtij operacioni, në lagjen “Karbunarë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. M. dhe pasagjerë shtetasit B. K., J. S. dhe M. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasve K. M. dhe B. K. iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. M., 21 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe shtetasit J. S., 29 vjeç dhe M. M., 17 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit“, thotë policia.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë operacionit Karbunara u arrestua “edhe shtetasi F. S. (K)., 45 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprat penale Plagosja lehtë me dashje’ dhe Armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al