Kryesuesit e kampionatit Tirana do të përballen me skuadrën më të mirë të momentit, Kastriotin për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 30-të të Abissnet Superiore.
Një takim që pritet të jetë i luftuar mes të dyja ekipeve, ndërsa bradheblutë e Orges Shehit do të kthehen të luajnë në “shtëpinë” e tyre “Selman Stërmasi”, ndërsa do të përballen me krutanët.
Për këtë takim kryeqytetasit e Orges Shehit do të kenë një mungesë të rëndësishme, teksa Erion Hoaxhallari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe ndaj skuadrës së Emiliano Çelës nuk do të jetë i gatshëm.
Një fitore e Tiranës, shoqëruar me humbjen e Laçit në Kukës, do bënte që bardheblutë të zyrtarizonin titullin në “Selman Stërmasi”. /f.a/abcnews.al