Sipas, Institutit për Studimin e Luftës ofensiva ruse në Donbas “nuk ka gjasa të jetë më e suksesshme se ofensivat e mëparshme ruse”, por forcat ruse mund të arrijnë disa përfitime të kufizuara, sipas BBC.
Forcat ruse nuk morën një pauzë operacionale të nevojshme për të rindërtuar dhe integruar siç duhet njësitë që u tërhoqën nga verilindja e Ukrainës, sipas institutit me bazë në SHBA.
“Raportet e shpeshta për moralin e ulët të forcave ruse dhe sfidave të vazhdueshme logjistike tregojnë se fuqia efektive luftarake e njësive ruse në Ukrainën lindore është një fuqi që ekziston vetëm në letër,” theksoi instituti.
Ndërsa forcat ruse mund të jenë në gjendje të shkatërrojnë pozicionet ukrainase për shkak të armëve të rënda dhe numri të madh të ushtarëve, përsëri është e pamundur që forcat ruse të realizojnë me sukses ofensivën e tyre.
/abcnews.al