Redon Xhixha shënoi në ndeshjen e fundit kundër Egnatias dhe vendosi rekordin e tij personal në Superiore, me 13 gola në total.
Dy sezone më parë me Laçin kishte shënuar 12 gola dhe tani synon ta thellojë edhe më shumë rekordin.
Veç kësaj, Xhixha këtë sezon ka rënë në sy për diçka: u ka shënuar tetë prej skuadrave të Superiores.
Kastrioti është skuadra e vetme që sulmuesi kurbinas nuk e ka ndëshkuar këtë sezon dhe e ka mundësinë të dielën. / abcnews.al