Ukrainasit dhe polakët kanë filluar të heqin figurat sovjetike nga sheshet e tyre pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sëfundmi nga një shesh i Kharkivit është hequr busti i Gjeneralit Zhukov, i cili njihej nga ish-Bashkimi Sovjetik si Hero i Luftës së Dytë Botërore pasi ishte një ndër komandantët kryesorë që dërgoi trupat në Berlin pasi kishte thyer ofensivën naziste në Lindje, raporton abcnews.al.
Statue to soviet marshal Georgy Zhukov (known as “the butcher” because of his complete disregard to soldiers’ lives, whom he treated as cannon fodder) was removed in #Kharkiv, Ukraine.
— Walter Lekh?? (@walterlekh) April 18, 2022
Zhukov njihet po ashtu edhe për mizoritë e tij pasi nuk kursente jetët e ushtarëve duke i përdorur ata “mish për top”. Për këtë shkak mori edhe nofkën “kasapi”.
Zhukovi ka qenë ministër i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik dhe në tetor të vitit 1957 ka zhvilluar edhe një vizitë në Shqipëri. Thuhet se pas asaj vizite ai është shkarkuar nga Hrushovi teksa gjendej në avion duke u kthyer nga Shqipëria për në Moskë. Zhukov u shkarkua me pretekstin e pastrimit të Byrosë Politike nga elementët stalinistë dhe pas tha me eufori se “ne gjeneralët e vumë Hrushovin në krye dhe po ne e heqim”. Ai nuk u rikthye me në një post të lartë drejtues të ushtrisë deri kur vdiq në vitin 1974. /abcnews.al