Nis procesi i votimit në 6 degë të PD, kush janë kandidatët

schedule09:24 - 18 Prill, 2022

schedule 09:24 - 18 Prill, 2022

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike vijon sot procesin e votimit në disa degë të tjerë në rrethe. Bëhet me dije se sot do të zhvillohen zgjedhje në 6 degë: Berat, Librazhd, Përrenjas, dega 1, 5 dhe 8 në Tiranë.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:

  1. Dega PD Berat
  2. Shyqyri Hajrulla Duro
  3. Ermal Luan Dollani
  4. Oltion Ali Merdari
  5. Afrim Njazi Merko
  6. Dega PD Librazhd
  7. Ilirjan Alliu

2.Ndricim Lila

3.Shefki Cota

  1. Dega PD Prrenjas
  2. Arjan Karriqi
  3. Ardian Leka
  4. PD dega 1 Tiranë
  5. Alban Fehmi Petku
  6. Fetah Xhemal Hasanaj
  7. PD Dega 5 Tiranë
  8. Alfred Tusha
  9. Andon Frrokaj
  10. Dritan Kociaj
  11. Enkeleda Mushi
  12. Fatmir Myrta
  13. PD dega 8 Tiranë
  14. Gazmend Ahmet Sallaku
  15. Ylli Fadil Subashi

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.