UKRAINË – Komandanti i Forcave të Mbrojtjes Sergei Nayev ka zgjedhur Konsullatën shqiptare të Nderit në Kharkivit për të dhënë një mesazh.
Fatkeqësisht, pamjet në video fillojnë me Konsullatën shqiptare, zyrën dhe dyqanin që janë totalisht të shkatërruar në “Akademik Proskura 1”.
“Nuk mund ta imagjinoja kurrë se kjo mund të na ndodhte në shekullin e 21-të, kur njerëzit po eksplorojnë Marsin. Por jam i sigurt se së shpejti do të fitojmë dhe rivendosim gjithçka, dhe do të kemi një vend të begatë dhe një qytet të rehatshëm për të jetuar!” thuhet në mesazhin e dhënë prej tij.
Konsullata e nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkivit në Ukrainë është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse, në fillim të marsit.
Ndërkohë sot është dita e 54-të e luftës në Ukrainë. Ofensiva e Vladimir Putin vazhdon e pandërprerë dhe ka filluar të intensifikohet pas fundosjes së kryqëzorit Moskva . 40 marinarë rusë u raportuan se kishin vdekur në bord dhe shumë të tjerë u plagosën.
Në konfirmim të përshkallëzimit, raketat ditët e fundit janë rikthyer rreth kryeqytetit Kiev , por është Mariupol ai që është i rrethuar.
“Qyteti nuk ekziston më” pas më shumë se një muaji sulmesh nga Rusia . Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kulebaduke duke shtuar se “ajo që ka mbetur nga ushtarët dhe civilët ukrainas janë të rrethuar nga forcat ruse që duket se duan të rrafshojnë qytetin me tokë me çdo kusht”.
Presidenti Volodymyr Zelensky është kthyer për t’i kërkuar Perëndimit për më shumë armë, duke përshkruar “çdo vonesë” në furnizime si “lejimin e Rusisë për të vrarë ukrainasit”. /abcnews.al/