Me fitoren 4-1 përballë Luftëtarit në Vlorë ,Flamurtari ngjitet në kategorinë e parë pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët kanë fituar bindshëm ndaj Luftëtarit, ndërsa kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0 me gola të Bicaj dhe Olivera.
Ne pjesën e dytë Luftëtari ngushton fillimisht shifrat në 2-1 pas një penalltie të fituar, por vlonjatët rikthehen sërish drejt thellimit të avantazhit. Celhaka dhe Diamanti shënojnë edhe dy gola të tjerë, duke mbyllur gjithçka me fitoren 4-1.
Tashmë vlonjatët janë 8 pikë larg vendit të dytë, kur duhen edhe dy ndeshje, ndërsa edhe matematikisht sigurojnë ngjitjen më lart në Kategorinë e Parë.
Pas ndeshjes trajneri Dritan Resuli ka theksuar se ishte nje sezon në terrene të vështira, por grupi i futbollistëve bëri që ekipi tashmë të jetë një kategori më sipër, ndërsa do të niset të mendohet që tani për sezonin tjetër./ h.ll/abcnews.al