Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, gjashtë nga 12 të atestuarit për fajde. Për të tjerët masa e sigurisë nuk ndryshoi, përveç për Lul Sylen, që u la 60 ditë burg për shkak të gjendjes shëndetësore. Apeli mori në shqyrtim edhe ankimimin e ish Prefektit Radovani, por masat e sigurisë nuk ndryshuan as për atë dhe as për dy djemtë e tij.
Nga operacionet më të bujshme kohët e fundit duket se po rezulton ndryshe. Ndonëse zyrtarisht u prezantua se provat ndaj 12 të arrestuarve për skemën e fajdeve në Shkodër ishin siguruar me vendim gjykate, ka qenë vetë Prokuroria ajo që është tërhequr e para . Ashtu siç të martën akuza kërkoi zbutje të masës së sigurisë, ketë të mërkure Gjykata e Apelit në Shkodër la të lire me “detyrim paraqitje” gjashte nga të arrestuarit për fajdet. Kurse për pesë të tjerët u la masa e sigurie “arrest me burg”, ashtu siç kishte vendosur Gjykata e Shkallës së parë.
Lulzim Syla, u vendos në masë sigurie 60 ditë burg për arsye shëndetësore. Në dëshmitë e tyre të ndaluarit janë shprehur se paratë ndaj djemve të ish-prefektit janë dhëne si hua por jo si fajde. Shumë nga ata kanë akuzuar ish-prefektin Paulin Radovanin se u kishte ngritur kurth të arrestuarve. Madje në dëshmitë e personave që fituan të drejtën për të lenë qelitë, Radovani paraqitet si personi që ka marrë miliona borxh për dy djemtë e tij, sikurse ka dhen para për të blerë vota. Arrestimi I 12 personave u bë më 14 Mars. Policia dhe Prokuroria njoftuan se zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër .
23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkinë e Shkodrës. Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.
Ndërkohë Apeli la në fuqi të njëjtën masë sigurie që kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër në datë 26 mars, “’arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit dhe “detyrim paraqitje” për vetë Radovanin me kushtin që ai të mos largohet jashtë Shqipërisë. Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojnë se kjo histori është e sajuar nga Paulin Radovani. Por sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani. Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht.
Detyrim paraqitje
Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër
Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra
Arrest me burg
Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra
Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra
Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra – 60 ditë burg
Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër/abcnews.al