Një dyqan me produkte kopshtarie në Michigan po tërheq klientët me një ofertë të pazakontë. Kjo pasi blerjet shoqërohen me benzinë falas.
Grow Green MI në Whitmore Lake, ka njoftuar se 180 klientë të premten pasdite dhe në mbrëmje kanë marrë pesë litra benzinë falas me çdo blerje.
Dyqani ka bërë të ditur se klientët që kërkojnë të marrin benzinë falas iu është dashur të regjistrohen përpara blerjes.
“Ata thjesht duhet të vijnë në dyqan dhe të blejnë diçka, çdo gjë, qoftë një dritë për 50 cent ose një bluzë për 10 dollarë, apo edhe ushqime”, ka thënë drejtori i marketingut të Grow Green MI, PJ McMillan./abcnews.al