Disa ngarkesa me ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur që të mbërrijnë në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë e cituar nga CNN.
Kujtojmë se më herët gjatë kësaj jave, presidenti amerikan Joe Biden aprovoi një paketë shtesë me ndihma ushtarake për Ukrainën që kap një vlerë prej 800 milionë dollarësh.
Ai tha se mbështetja do të përfshijë armë të reja të përshtatura për të luftuar “sulmin më të gjerë” të pritshëm të Rusisë në lindje. Dërgesa shtesë prej 800 milionë dollarësh vjen pasi SHBA është zotuar të ofrojë më shumë se 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën nën administratën e Biden. /abcnews.al/