Sërish presione dhe kërcënime për trajnerin tek Vllaznia. Situata është e tensionuar, ndërsa Agim Canaj nuk është tekniku i parë që provon një problem të tillë.
Duket e pamundur që këtu të ketë qetësi. Agim Canaj u bë trajneri i radhës tek Vllaznia, që ndjen presionin, edhe pse ka vetëm pak ditë në detyrë. Lajmet nga Shkodra janë që seanca stërvitore është braktisur pas debateve të Canajt me disa lojtarë, që kishin pretendime për të luajtur.
Gjithsesi, informacionet janë kontradiktore. Burime në klub pohuan për Abc News-in se ngjarja ndodhi që të martën, ndërsa shtuan se nuk pati kërcënime, dhe se nuk pati ndërprerje të seancës, që përfundoi normalisht.
Po ashtu, burimi i mësipërm deklaroi se për të mërkurën nuk ishte planifikuar seancë stërvitore. Klubi i Vllaznisë nuk ka bërë asnjë koment, por pritet që të ketë një mbledhje mes drejtuesve, stafit teknik dhe lojtarëve për të diskutuar problemet.
Nuk është hera e parë që skuadra shkodrane, më e vjetra në Shqipëri, bëhet lajm për ngjarje të tilla.
Ish-trajneri Ernest Gjoka u kërcënua sezonin e kaluar, po ashtu besohet se presione të forta pati ish-trajnerit tjetër, Cungu, ndërsa një nga drejtuesit e sotëm, Suad Lici, është shprehur se janë kërcënuar me armë.
Vetë kryetarja e Bashkisë, Ademi, i pohoi problemet, në emisionin “Presing” në Abc Neës”. Po ashtu, ish-lojtari dhe trajneri shkodran, Edi Martini./abcnews.al