Çela: Misioni ynë mbetet mbijetesa, reagimi im është i pajustifikueshëm

schedule16:24 - 16 Prill, 2022

schedule 16:24 - 16 Prill, 2022

Kastrioti nuk ndalet në kampionat, teksa ditën e sotme koleksionoi fitoren e 5-të rresht, ndërsa mposhti minimalisht Kukësin në Kamëz, ku goli i Bedri Grecës do të ndëshkonte verilindorët.

Pas kësaj fitore trajneri Emiliano Çela u shpreh se objektivi i Kastriotit mbetet vetëm mbijetesa, ndërsa komentoi edhe ndëshkimin me karton të kuq gjatë këtij takimi.

“Ishte një nga ndeshjet më të vështira që kam përjetuar në karrierën time si trajner. Na doli nga duart manaxhimi  i lojës, i doli edhe arbitrit. Ishte një gol i anuluar, që na prishi lojën. Nuk na linte të ishim agresivë dhe të shpejtë, gjatë gjithë kohës na ngadalësonte. Kemi mundur një Kukës në ditën më të mirë. Jam i lumtur që si ekip jemi mësuar të vuajmë dhe ta marrim pikë edhe në një ditë jo fort të mirë.

Objektivi mbetet mbijetesa: “Jam shumë i sinqertë që them se objektivi është të arrijmë sa më parë të jetë e mundur mbijetesën. Nuk synojmë të arrijmë më lart.”

Zënka me Arbitrin: Ishte një fazë loje shumë e rëndësishme në minutat e fundit, doza emocionale është maksimale dhe nuk e kontrollova dot veten. U ngarkova gjatë gjithë kohës dhe ai moment i fundit që dha një faull të lehtë në një zonë shumë të rrezikshme…, reagimi im është i pajustifikueshëm, sinqerisht.

Pikët për mbijetesën: “Është në varësi të kundërshtarëve. Edhe Egnatia, rivali më i forte yni ka pasur një ecuri shumë të mirë, pavarësisht rezultatit të sotëm. E respektoj, jemi të sigurt që edhe ne, edhe Egnatia, si ekipe të vogla, çdo gjë e kemi marrë me mund”. /f.a/abcnews.al