Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në protestë, Balliu: Bëhet që më vonë të arrestojnë njerëzit

schedule10:14 - 3 Prill, 2019

schedule 10:14 - 3 Prill, 2019

Tensionet e para në protestën e kësaj të mërkure janë shënuar pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re janë ndaluar nga policia të kalojnë në pedonalen Murat Toptani.

Ndërkohë, ish-deputeti Klevis Balliu në një prononcim të shkurtër për mediat tha se e gjithë përplasja bëhet nga policia që më pas të arrestojë dhe shoqërojë protestuesit.

“Kjo bëhet vetëm për shoqërime, s’bëhet për asnjë gjë tjetër. Kjo këtu është një pikë grumbullimi, s’është pjesa e protestës dhe mundohen që të përplasen me banorët që më vonë t’i arrestojnë dhe shoqërojnë kot. Për këtë bëhet kjo. Dhe sjell këta çunat e rij, që s’kemi gjë me ta se nuk vjen vetë ai. Vetëm për të krijuar një hapësirë për të shoqëruar njerëz. Sikur të mendonin kaq shumë sa mendojnë për të arrestuar shqiptarët, Habilajt do ishin kap më përpara, Bajrajt do ishin kapur më përpara, Shkodra nuk do ishte bërë Palermo i ‘90-s. Po të mendonin kaq shumë për të kap kriminelët, sa mendojnë për të kap qytetarët që protestojnë, Shqipëria do ishte një vend më i sigurtë”, tha Balliu.

Opozita proteston këtë të mërkurë para parlamentit ndërkohë që Kuvendi zhvillon seancën parlamentare të radhës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk do të jetë prezent në protestë.

Gjithashtu mësohet se policia ka marrë masa para parlamentit, por njëkohësisht ka vendosur efektivë edhe para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për shkak të zhvendosjeve të protestave të mëparshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!