Kim tjetër mesazh të koduar për personat non-grata: Mos mendoni se veprimet tuaja janë aq të fshehura sa mendoni

schedule19:11 - 15 Prill, 2022

schedule 19:11 - 15 Prill, 2022

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për shpallurit non-ngrata nga DASH.

Përmes një postimi në twitter Kim u ka bërë thirrje të shpallurve non-grata të ndalojnë kërcënimet dhe gjuhën, vulgare, ndërsa shton që askush mos mendojë se veprimet e tyre që kanë çuar në shpalljen non-grata janë aq të fshehta sa mendojnë.

Postimi i Kim:

Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.

Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare

Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. ?? do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në ??.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!