SPAK ka ndërmarrë një aksion në doganën e Vlorës ku për 60 minuta janë shoqëruar katër persona.
Rreth 15 policë kanë zhvilluar kontrolle në një kamion dhe në ambientet e brendshme të doganës.
Nuk dihet nëse operacioni ka qenë për mallrat doganore apo për ndonjë arsye tjetër.
Pritet që në vijim të ketë detaje të tjera në lidhje më aksionin e zhvilluar. Kujtojmë se disa ditë më parë, SPAK zbarkoi në pikën kufitare të Morinës, ku u arrestuan 31 efektivë policie për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
/abcnews.al