A kërkoni në internet kur jeni sëmurë? Po bëni një gabim shumë të madh

schedule13:26 - 15 Prill, 2022

schedule 13:26 - 15 Prill, 2022

Ju ka ndodhur që të sëmureni dhe të kërkoni në google për simptomat tuaja për të kuptuar se çfarë keni? Nëse jeni nga këta persona, me siguri po i bëni vetes më shumë dëm sesa mirë. Ekspertët e shëndetit mendor e quajnë këtë sjellje kiberkondrie.

Ata thonë se ky kërkim i përsëritur në internet për informacione mjekësore që mund të çojnë në ankth dhe panik. Për më tepër, interneti është i mbushur plot me dezinformata, burime të këqija dhe teori konspirative. Si të mos bini pre e tyre?

Filloni me faqet e internetit të organizatave shëndetësore, universiteteve dhe spitaleve

Informacioni i pasaktë shëndetësor është, natyrisht, kudo në internet. Vitin e kaluar, Dr. Vivek Marty, Kryekirurgu i SHBA-së, ai e identifikoi keqinformimin si një krizë të shëndetit publik – një krizë që ka bërë që shumë njerëz të shmangin vaksinën e Covid-19 ose të mbajnë maska.

Një nga mënyrat më të lehta për “edukim informacioni” është të filloni kërkimin me burime të njohura. Nuk mund të gaboni nëse filloni me faqet e internetit të organizatave kryesore shëndetësore,si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ose OBSH.

Kontrolloni se si ndiheni për kërkimin

Nëse simptomat e kërkimit ju bëjnë edhe më të stresuar, kjo është një shenjë se nuk po bëni diçka mirë. Në vend të panikut, konsultohuni me një mjek që mund t’ju ndihmojë t’ju japë përgjigje. Mos dilni në përfundime, pa folur me mjekun tuaj.

Kur dyshoni, flisni me mjekun tuaj

Ndërsa bëni kërkimin tuaj, sigurohuni që të vini re artikujt ose faqet e internetit që vizitoni. Në fund të ditës, është më mirë të kërkoni informacion nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Siç thonë udhëzimet në ilaçe – bisedoni me mjekun tuaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!