Botuesi Fahri Balliu, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për atë që po ndodh në grupin parlamenatr të PD.
Ai tha se ka një shumicë deputetësh që i janë bashkuar Sali Berishës dhe ndryshimit, dhe vetëm një pakicë shumë e vogël është e ndarë në dysh, pasi po luftojnë me njëri-tjetrin se kush do marrë pakicën e pakicës.
“Në këto momente PD është e përfshirë nga ideja e bashkimit. Edhe ata që janë të lidhur me interesat e qeverisë nuk del dot nga bashkimi. Në bazë të gjithë po gjejnë vendin e tyre në parti. Por siç është në çdo dasëm edhe kur u vë ndonjë meze të mirë përpara prapë do të ketë të pakënaqur. Sali Berisha arriti ta vërë në punë këtë makineri të madhe. Nuk janë 3 grupe deputetët. Atje janë një grup i përgjegjshëm që përkrah Berishën, dhe ai grupi i Lulit që ndahet ën dy pjesë për të marrë kryesinë e pakicës”, tha Balliu.
/Abcnews.al/