Balliu: Basha po iku në Amerikë do përfundojë si Alqi Bllako

schedule21:57 - 14 Prill, 2022

schedule 21:57 - 14 Prill, 2022

Botuesi Fahri Balliu i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur mbi deklarata e ish-kryetarit të PD Lulzim Basha i cili i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Balliu tha se ato janë deklarata të bëra nga Rama dhe po vijohen nga Basha.

Ndërsa shtoi se ëhstë Lulzim Basha ai që nuk ikën dot në SHBA, pasi nëse do të shkelte në Amerikë do të përfundojë në burg.

Pjesë nga biseda:

Balliu: Ata që thotë ku Brava për hetimin e non-grata për Berisha, është teza e Ramës. Atë që tha Rama e tha dhe Brava. Ky njeri nëse është nisur për të vajtur atje dhe nuk mbërrin dot duhet të dalë para publikut.

Xhafo: Po të isha unë anëtar i PD do doja të iknin të dy.

Balliu: Pse të ikin të dy? Këtij do i hiqet non-grata. Kurse ky tjetri është si Alqi Ballko, po shkoi atje e pret burgu, vetëm se atje ka kushte më të mira.

/Abcnews.al/