Ukraina: Rusia po trafikon fëmijët nga rajonet e luftës

schedule16:13 - 14 Prill, 2022

schedule 16:13 - 14 Prill, 2022

Ministria e Jashtme e Ukrainës thotë se është e shqetësuar se fëmijët e dërguar në Rusi, përfshirë ata jetimë gjatë konfliktit, mund të jepen për birësim nga familjet ruse, raporton agjencia e lajmeve Interfax Ukraine.

Ministria pretendon se ka raporte se autoritetet në republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk po planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshje me ministrinë e arsimit të Rusisë për trafikimin e fëmijëve nga ato rajone.

Në një letër drejtuar UNHCR-së, UNICEF-it, Kryqit të Kuq dhe agjencive të tjera, ministria e jashtme i përshkruan veprime të tilla si rrëmbim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!