Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Rusia paralajmëron për pasoja

schedule09:41 - 14 Prill, 2022

schedule 09:41 - 14 Prill, 2022

Gjatë ditëve të fundit, Finlanda dhe Suedia kanë diskutuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, në mes të konfliktit në Ukrainë, sipas skynews.

Por diçka e tillë nuk është pritur mirë nga Moska. Ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev ka thënë se nëse të dyja vendet anëtarësohen në NATO do të përballen me pasoja të mëdha. Ai tha gjithashtu se ndërsa nuk do të përbënte një ndryshim të madh për Rusinë, vendi do t’i shihte ata si kundërshtarë dhe do të “merrte masa” në rajon.

Një nga pikat kryesore të konfliktit Ukrainë-Rusi ishin ambiciet e saj për tu anëtarësuar në NATO.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, i është përgjigjur retorikës nga Rusia për zgjerimin e mundshëm të NATO-s, duke thënë se “Suedia dhe Finlanda janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre dhe se-Britania e Madhe do të mbështesë çfarëdo që ato të vendosin”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!