Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e gjyqtarit Fatri Islamaj.
Kështu ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe kreu i KED do të rikthehet në detyrë si gjyqtar.
KPA rrëzoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke argumentuar se në të 3 shtyllat e Vettingut, gjyqtari Fatri Islamaj rezulton i pastër dhe duhet të vijojë detyrën.
/abcnews.al/