Plori: Ishte mundi i gjithë vitit, tifozët “arma” jonë! Latifi nga më të mirët

schedule20:49 - 13 Prill, 2022

schedule 20:49 - 13 Prill, 2022

Vllaznia do të jetë në finale të Kupës së Shqipërisë dhe pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli trajneri Elvis Plori: “Është mundi i gjithë vitit sepse këto ekipe që nuk dalin në Europë nuk kanë mundësi të mëdha financiare. Dua të përgëzoj edhe trajnerin Dritan Mehmeti. Këto ndeshje kanë një specifikë më vete, pas dëmtimit të Da Silvës kalova në 4-4-2. Tifozeria i jepte një shtysë më shumë”.

“Tifozët? Ata janë të ndjeshëm, nëse nuk vijnë rezultatet… Ka qenë edhe ndeshja e përfolur ndaj Partizanit ajo e takimit të parë. Shkodra është një kulturë më vete për tifozët, edhe falë tyre jemi në finale”.

“Bulatovic ka pasur një operacion në dhëmballë dhe prandaj ka qenë rezervë, por ka besimin e klubit dhe timin. Është një pikë e fortë, është i qetë dhe ndërton nga poshtë. Nuk e diskutoj besimin që merr nga unë.

Dëmtimi i Da Silvës na bëri të ndryshojmë dhe ekuilibrin e mbajtëm me dy të qendrës, mund të guxoja më tepër për ta çuar pak më lart. Latifi kishte shumë entuziazëm, por dëshira e madhe përballë publikut dhe shokëve të skuadrës them se e ka bërë që të kalonte në lëvizje individuale.

Ne duhet ta ndihmojmë kur është keq, pasi është një nga lojtarët më të mirë. Këto ndeshjet e radhës që kemi në kampionat, kjo ndeshje duhet të na e rritë besimin”, tha Plori. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!