Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi i saj, Robert Lewandowski, edhe pse rrezikojnë ta humbasin me parametra zero verën e vitit 2023.
Drejtuesi i lartë i Bayern, Oliver Kahn, ka folur dhe i ka shuar dyshimet e të gjithë tifozëve me deklaratën e dhënë.
“Ai do të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, është shprehur qartë Kahn, duke lënë të kuptohet se Bayern nuk ka ndërmend ta shesë në verë dhe Barcelona do e ketë të vështirë ta marrë. / abcnews.al